Të rinjtë me probleme në zemër, 4 të vdekur brenda 25 ditëve në Korçë

9 Janar 2025 | 16:48

Problemet me zemrën po shkaktojnë vdekjen e adoleshenteve në qarkun e Korçës. Vetëm dy javët e fundit, 4 të rinj kanë ndërruar jetë nga problemet kardiake. Rasti i fundit ishte ai i 12-vjeçarit Leo Sadiku nga Maliqi, teksa QSUT konfirmoi se vdekja erdhi si pasojë e një miokardi akut.

Një gjë e tillë pranohet edhe nga mjekja kardiologe Ilda Lera, e cila bën me dije se vitet e fundit po hasen probleme të shumta kardiake tek moshat e reja, përfshi dhe adoleshentët.

“Një pjesë e këtyre rasteve kanë mbetur të pashpjegueshme pavarësisht ekzaminimeve patologjike dhe autopsive. Dy personat e fundit, bëhet fjalë për miokardit akut edhe vajza nga Erseka, janë me natyrë virale. Vizitat janë rritur masivisht, kjo ndodh e për shkak të kujdesit e frikës, është më mirë të kontrollohen sesa neglizhohen. Korça vazhdimisht ka qenë trend në rritje për problemet kardiake dhe moshat e reja”, thotë kardiologia.

Por cilat janë shkaqet që adoleshentët po përballen me sëmundje të zemrës?

“Ajo që ne kemi në dorë është kujdesi, kontrolli, mos neglizhohet asnjë virozë. Elementë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i drogave është e frikshme, pijet energjike sjellin aritmi dhe pasoja fatale për jetën”, shprehet mjekja.

Në spitalin rajonal të Korçës janë shtuar vizitat në repartin e kardiologjisë për të gjithë grupmoshat, ku edhe rastet fatale janë rritur ndjeshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026