Durrës: Arrestohet 17-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti

10 Janar 2025 | 10:41

Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur më 7 janar 2025, në fshatin Kullë, Durrës, ku shtetasi me iniciale A. K., banues në Sukth, është konfliktuar me bashkëmoshatarin e tij, me iniciale H. M. Gjatë debatit, 17-vjeçari ka përdorur një armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër.

Pas kontrolleve Policia ka arrestuar 17-vjeçarin dhe ka sekuestruar armën e zjarrit të përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026