SHBA vendos sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, preket dhe Serbia

10 Janar 2025 | 18:17

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që kanë shënjestruar edhe kompaninë serbe, Industria e Naftës së Serbisë, NIS.

Thesari amerikan tha se ka sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, me seli në Rusi.

Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.

Këtyre sanksioneve u është bashkuar edhe Britania.

Thesari tha se ka ndërmarrë masa gjithëpërfshirëse për të përmbushur angazhimin e G7-ës për të ulur të ardhurat energjetike të Rusisë që përdoren për luftën kundër Ukrainës.

Administrata në largim amerikane e demokratit Joe Biden, i cilësoi sanksionet e fundit si më të rëndësishmet deri më tani ndaj sektorëve të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror të Moskës, që forcojnë ekonominë ruse.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi në një konferencë për shtyp më 10 janar, pas këtij publikimi nga Departamenti amerikan i Thesarit, se bëhet fjalë për “sanksione të rënda dhe serioze” dhe se kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.

“Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, tha presidenti Vuçiç.

Ai shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt”, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon

Një raport i Kombeve të Bashkuara të premten thekson se tregtia globale e drogave të paligjshme po lulëzon, me prodhimin e kokainës dhe konfiskimet e...
11:57 | 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

Policia në Mal të Zi ka arrestuar një shtetas iraniano-turk, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, për sulme të dyshuara kibernetike, të cilat autoritetet thonë...
11:53 | 26/06/2026

Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Një mjek saudit u dënua me burgim të përjetshëm të premten për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, duke përplasur një...
11:43 | 26/06/2026