Sulm me dronë në Rusi, raportohet për të plagosur

11 Janar 2025 | 11:00

Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha mëngjesin e së shtunës guvernatori i rajonit, Evgeny Pervyshov.

Pervyshov tha në Telegram se disa njerëz pësuan lëndime nga copëzat e xhamit dhe se po mjekohen. Ai shtoi se ndërtesat e goditura nuk u përfshinë nga zjarri dhe se pësuan vetëm dëme të vogla.

Video dhe fotografi nga incidenti, të cilat nuk janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë (REL), u postuan online nga banorët vendës, të cilët thanë se nuk u dëgjuan sirenat për sulme para se dronët të godisnin.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, tha se dronët u lëshuan nga Ukraina, por Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase nuk ka raportuar ndonjë sulm me dron në rajonet ruse.

TASS shtoi se autoritetet në pjesë të tjera të Rusisë dhe në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjithashtu raportuan sulme me dronë ukrainas natën mes 10 dhe 11 janarit, përfshirë në rajonin Krasnodar Krai, në lindje të Krimesë.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet Kursk dhe Voronezh të Rusisë.

Guvernatori i Voronezhit, Aleksandër Gusev, tha se më shumë se 15 dronë u rrëzuan gjatë natës mes 10 dhe 11 janarit. Ai tha se nuk pati viktima apo dëme.

Dëshmitarët e ngjarjes raportuan gjithashtu se panë një zjarr në zonën e portit të Novorosiskut në Detin e Zi, dhe ura që lidh Rusinë me Krimenë u mbyll për më shumë se tri orë.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se disa dronë u shkatërruan në rajonin Kursk. Ai tha në Telegram se nuk pati viktima, por tri shtëpi private u dëmtuan.

Guvernatorët e rajoneve të tjera që u sulmuan me dronë nuk kanë komentuar për dëmet ose viktimat.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu nuk ka raportuar ende për rrëzimin e dronëve.

Rusia më 10 janar e akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës me raketë ndaj një supermarketi në qytetin e Donjeckut, i kontrolluar nga Moska. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, tha se hetuesit po hetojnë sulmin ndaj supermarketit, duke pretenduar se një raketë HIMARS, e furnizuar nga SHBA-ja, goditi supermarketin, duke vrarë dy njerëz.

Një video në rrjetet sociale, e cila është verifikuar nga REL-i, tregon një shpërthim masiv në një zonë ku ndodhet një treg i vogël.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar për akuzën ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë

Kombet e Bashkuara vlerësuan të shtunën se afër shtatë milionë njerëz mund të jenë prekur nga tërmetet e dyfishta në Venezuelë, të cilat kanë vrarë...
17:37 | 27/06/2026

Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni

Ushtria izraelite kreu një sulm me dron në Libanin jugor të shtunën, një ditë pasi ra dakord të tërhiqte disa trupa nga rajoni, duke theksuar...
17:19 | 27/06/2026

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një reagimi në ‘X’ ka mirëpritur marrëveshjen midis Izraelit dhe Libanit. Ajo shtoi se nuk mund...
17:17 | 27/06/2026