Sulmoi studentët me çekiç gjatë leksionit, arrestohet 22-vjeçari në Tokio

11 Janar 2025 | 12:57

Policia japoneze ka arrestuar një student që sulmoi me çekiç kolegët në Universitetin e Tokios, duke plagosur disa persona.

Sulmi ndodhi të premten në kampusin e Universitetit Hosei në Tokio perëndimore, kur një student 22-vjeçar i sociologjisë nga Koreja e Jugut sulmoi kolegët gjatë një leksioni , raportoi AP.

Policia e Tokios njoftoi se i dyshuari është arrestuar menjëherë, dhe se një person është lënduar, ndërsa shtatë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

ipas informacioneve nga mediat japoneze, motivet e sulmit nuk janë ende plotësisht të qarta, gjatë marrjes në pyetje, studentja ka thënë se ka sulmuar kolegët e saj sepse e kanë ngacmuar dhe e kanë injoruar dhe se çekiçin e ka gjetur në kampus. Në momentin e sulmit, në klasë ndodheshin rreth 150 nxënës. Hetimi është në vazhdim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026