Sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelos-it, dënohet me burg përjetë i moshuari

30 Tetor 2024 | 13:02

Personi i dënuar me 30 vjet në një burg federal për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u dënua të martën me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht pas një gjyqi të veçantë shtetëror.

Në muajin qershor, një juri në San Françisko e shpalli fajtor të pandehurin David DePape nën akuza ku përfshihen edhe rrëmbimi me dhunë dhe sulmi ndaj një anëtari të familjes së një zyrtari federal.

Përpara shpalljes së dënimit të sulmuesit DePape me burgim të përjetshëm në akuzën për rrëmbim, gjykatësi Harry Dorfman hodhi poshtë argumentet e avokatëve mbrojtës për një gjykim të ri shtetëror për sulmin e vitit 2022 ndaj Paul Pelosit, i cili në atë kohë ishte 82 vjeç.

“Qëllimi im është që zoti DePape të mos dalë kurrë nga burgu, ai kurrë nuk mund të lirohet me kusht”, tha gjykatësi Dorfman ndërsa shpalli dënimin. “Unë nuk ndjej simpati për ju. Ndjej simpati për viktimën në këtë rast, i cili është me fat që është gjallë”, tha më pas gjykatësi.

Adam Lipson, një avokat mbrojtës publik i San Françiskos, i kishte kërkuar gjykatësit Dorfman që të merrte në konsideratë shëndetin mendor dhe izolimin e të pandehurit DePape, çka e kishte bërë klientin e tij të ndjeshëm ndaj propagandës në internet.

Të pandehurit iu dha mundësia t’i drejtohej gjykatës përpara shpalljes së dënimit.

I veshur me kostumin ngjyrë portokalli të burgut, ai foli gjatë për 11 shtatorin duke e cilësuar si vepër të organizuar nga brenda, ndërsa tha se ish gruan e tij e kishin zëvendësuar me një sozi dhe se avokatët mbrojtës, të siguruar nga shteti, po komplotonin kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026