Asllani i prekur: U ekzagjerua me kritikat ndaj meje pas derbit, por jam mësuar
Kristjan Asllani ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren minimale të Interit ndaj Venezias, duke kontribuar me asistimin në golin e vetëm të takimit, të shënuar nga Darmian.
Kjo paraqitje e shkëlqyer vjen pas një periudhe të mbushur me kritika të shumta pas humbjes në derbin ndaj Milanit.
Në një prononcim të tij pas ndeshjes, Asllani shprehu se kritikat ndaj tij kishin qenë të ekzagjeruara, duke theksuar se ai është mësuar me këtë lloj presioni.
“Për mua flitet shumë gjithmonë, jam mësuar me këtë. Ka ndodhur në të kaluarën me Monzën dhe tani në derbi. I kam fshirë rrjetet sociale dhe kam lexuar më pak. Jam i lumtur që kam shumë njerëz këtu në klub që besojnë te mua”, tha mesfushori shqiptar.
Pavarësisht kritika, Asllani theksoi se nuk kishte problem me to, duke shtuar se ishte i kënaqur që morën tre pikët e nevojshme për t’u rikthyer pas humbjes në derbi.
“Kritikat janë të ekzagjeruara, por nuk është problem. Na duhej të përgatiteshim për këtë ndeshje dhe të rikuperoheshim moralisht. Më vjen mirë që ia dola. Ishte e rëndësishme të merrnim tre pikët dhe jam i kënaqur për këtë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu përmendi se, ndonëse humbja në derbi ishte një moment i dhimbshëm, fokusi tani ishte te ndeshjet e ardhshme dhe te forcimi i grupit.
“Derbi i humbur na lëndoi, por kemi ndeshje të rëndësishme përpara. Ishte e drejtë ta harronim atë ndeshje dhe të riktheheshim. Jemi të lumtur për fitoren, sepse ishte një ndeshje e rrezikshme. Nuk bëmë asnjë gabim. Gjatë javës kam pasur besim të madh. Jam me fat që kam këtë grup afër meje. Këto momente më bëjnë të lumtur”, përfundoi Asllani.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura