Pep Guardiola, “ters” edhe jashtë fushës, ndahet nga bashkëshortja pas 30 vitesh

14 Janar 2025 | 11:06

Ters në fushë, por edhe jashtë saj, ky padyshim nuk është momenti më i mirë për Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester Cityt. Krahas problemeve me klubin britanik, i cili duket në krizë rezultatesh, spanjolli është ndarë edhe nga bashkëshortja e tij Cristina Serra. Arsyet nuk bëhet të ditura, por lajmi është bërë i ditur orëve të fundit në mediat spanjolle, ku thuhet se vendimi është marrë në muajin dhjetor. 53-vjeçari ka kërkuar nga miqtë e tij, familjarët e të dyja palëve që të mos përhapet informacioni, por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur, e gjithcka është publikuar në media.

Çifti janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 1994, ndërsa në vitin 2014 u kurorëzuan në martesë, e cila duket se ka zgjatur vetëm 10 vite. Pep dhe Cristina janë prindër të një djali dhe 2 vajzave, të cilët në kohën më të madhe kanë jetuar me nënën e tyre, ndërsa trajneri është detyruar të ndryshojë disa vendndodhje.

Në janar të 2024ës Pep u pa teksa fliste për bashkëshorten e tij duke pohuar:  Gruaja ime është më e mira në botë në shumë gjëra, veçanërisht në modë. Ajo më thotë normalisht, mos vish këtë apo atë, kështu që unë e ndjek. Unë jam mjaft i zgjuar për të ditur kur njerëzit janë shumë më të mirë se unë, unë i ndjek këshillat e tyre.

Pas ndarjes, cifti kanë vendosur që të vijojnë marrëdhëniet shoqërore mes tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026