Nga Talo Çela te vëllezërit Çopja, Dumani tregon listën me 10 emra që i dha Alibej
Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani vazhdoi deri në orët e pasdites të së martës dëshminë e tij ku ka rrëfyer për episode të tjera kriminale.
Ai ka identifikuar një sërë emrash të njohur për aktivitetet kriminale që ishin vënë në shënjestër për tu vrarë, në një listë që sipas tij i ishte dhënë nga Erion Alibej.
“Erjon Alibej më dha një listë me 10 emra. Në krye të listës ishte Talo Çela, Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza,” ka deklaruar bashkëpunëtori i drejtësisë.
Ai shtoi se shënjestër ishte dhe Besmir Haxhia në Durrës, ndërsa për vëllain e tij, Viktorin, tha se ishte viktimë rastësore.
Për vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili u ekzekutua në Elbasan më 20 korrik 2020, Dumani tregoi se për të vëzhguar lëvizjet e tij ishte përdorur një instruktoreshë palestre.
Ramazani u qëllua për vdekje në garazhin e banesës së tij, menjëherë pas seancës së tij në palestër.
Seanca e radhës për “Plumbin e Artë” do të mbahet të enjten, në orën 10:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump