Shkatërrohet karteli italo-shqiptar i narkotrafikut, 15 të arrestuar

14 Janar 2025 | 20:51

Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e një karteli të fuqishëm italo-shqiptar të drogës, duke çuar në arrestimin e 15 personave.

Nga këta, 12 janë dërguar në burg, ndërsa 3 të tjerë janë në arrest shtëpie. Ky operacion ka përfshirë disa provinca italiane, përfshirë Reggio Emilia, ku janë arrestuar 5 persona të cilët akuzohen si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Hetimet e zhvilluara nga autoritetet italiane kanë zbuluar se ky kartel ka importuar dhe shpërndarë sasi të mëdha droge, përfshirë 23 kg kokainë, 6 kg heroinë, 80 kg hashash dhe 240 kg marihuanë, të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda. Që nga viti 2020 vlera totale e drogës të shpërndarë në Itali është e vlerësuar në rreth 8 milionë euro ku gjithashtu, është konfirmuar futja nga Spanja në territorin kombëtar të kartëmonedhave të falsifikuara prej 75,000,00 €, 500,00 €.

Operacioni është mbështetur nga hetime teknike, duke përfshirë përgjime telefonike dhe elektronike të koduara nëpërmjet përdorimit të Aplikacioni Sky-ECC.

Hetimet kanë zbuluar se ky grup ishte i lidhur ngushtë me grupe të tjera kriminale, përfshirë Ndrangheta dhe krimin e organizuar në Lazio.

Organizata ka pasur një rrjet të mirëstrukturuar, me bazë në Emilia Romagna, por që ka pasur degëzim edhe në Kalabri, Lazio dhe Veneto, duke përfshirë një rrjet të gjerë shpërndarjeje droge në të gjithë territorin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Aktivitetet e paligjshme të grupit janë realizuar me metoda menaxheriale të përpiktë, duke përdorur kompani fasadë për të pastruar fitimet e paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026