Rama në Abu Dhabi: Nënshkruajmë marrëveshjen me Italinë për kabllot nënujorë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dabi. Vizita e tij ishte në kuadër në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë Abu-Dhabi 2025.
Në fjalimin e mbajtur, Rama theksoi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjitik, tregon një hap të rëndësishëm për Shqipërinë por dhe Evropën.
“Është një nder të marr fjalën për të prezantuar atë që po formëson të ardhmen e Shqipërisë, konkretisht energjia e pastër dhe forcimi i partneriteve kombëtare, specifikisht me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Falë Emirateve të Bashkuara Arabe, ne po diversifikojmë dhe transformojmë sektorin energjitik shqiptar. Tani prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri, është 100% nga burimet e ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme e Shqipërisë është 44%, kjo e bën atë pjesë të vendeve europiane dhe skandinave”, ka thënë Rama.
Ndërkaq, kryeministri ka folur për një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që pritet të nënshkruhet lidhur me kabllot nënujore.
“Shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore. Ky është një instrument shumë i rëndësishëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga Shqipëria në Itali por dhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj.
Ky është një hap i rëndësishëm për rajonin dhe për Evropën gjë që nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe”, theksoi kryeministri.
Në përmbyllje të fjalimit të tij, Edi Rama i dha rëndësi bashkëpunimeve të tilla, të cilat e afrojnë më shumë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.
“Partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjitik , është i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra i kanë dhënë formë së shkuarës tonë. Bashkëpunimi për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, duhet mbështetur me nisma konkrete për të kapërcyer të shkuarën”, tha kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë