Këshilltarët e Trump heqin dorë nga premtimi për të mbyllur luftën “në ditën e parë”

15 Janar 2025 | 12:24

Këshilltarët e afërt të presidentit të zgjedhur Donald Trump kanë pranuar se një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë është e mundur vetëm pas disa muajsh, duke “rrëzuar” në këtë mënyrë premtimin e Trump për ta përfunduar luftën “në ditën e parë” të rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Dy burime të njohura me ekipin e Trumpit, të cilët folën në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters, thanë se po planifikojnë një afat kohor prej disa muajsh për fundin e luftës, dhe jo ditësh ose javësh. Ky koment erdhi në një kohë kur Trump kishte premtuar gjatë fushatës se do ta mbyllte luftën menjëherë pas rikthimit në detyrë.

Këshilltarët shpjeguan se ky premtim ishte pjesë e retorikës së fushatës dhe se ai tregon një mungesë të vlerësimit për kompleksitetin e konfliktit dhe kohën që kërkohet për të ngritur një administratë të re.

Në fund të tetorit, Trump bëri një ndryshim të lehtë në retorikën e tij dhe filloi të thoshte se mund ta zgjidhte luftën “shumë shpejt”. Ndërkohë, dërguari i ri i SHBA për Ukrainën, gjenerali i pensionuar Keith Kellogg, tha javën e kaluar se synon të arrijë një zgjidhje për konfliktin brenda 100 ditëve, por ekspertët janë skeptik për këtë afat kohor.

John Herbst, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë dhe tani një analist në Atlantic Council në Uashington, e quajti këtë periudhë kohore “shumë, shumë optimiste”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026