Raporti per zgjedhjet e 11 majit, ODIHR: Nevojiten 26 vëzhgues afatgjatë

15 Janar 2025 | 13:29

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar sot raportin për vlerësimin e nevojave për zgjedhjet e 11 majit.

ODIHR rekomandon një ekip kryesor me ekspertë për monitorim të zgjedhjeve me pjesëmarrjen e 26 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelimit të rezultateve.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore informuan se do të merreshin të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe pranuan vlerën e shtuar të rekomandimeve pas një aktiviteti vëzhgimi të zgjedhjeve të ODIHR.

OSBE ndërmori një Mision të Vlerësimit të Nevojave (NAM) në Shqipëri nga 3 deri më 6 dhjetor 2024. NAM përfshinte Ulvi Akhundlu, Zëvendës Shef i Departamentit Zgjedhor të ODIHR dhe Kakha Inaishvili, Këshilltar Zgjedhor i ODIHR. NAM-it të ODIHR-it iu bashkua Sherif Abdili, Zyrtar Programi dhe Administrativ i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Qëllimi i misionit ishte vlerësimi i mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhje. Ky mision rekomandon nëse do të vendoset një aktivitet i lidhur me zgjedhjet e ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme dhe nëse po, çfarë lloj aktiviteti i plotëson më mirë nevojat e identifikuara. Janë zhvilluar takime me zyrtarë të institucioneve shtetërore dhe administratës zgjedhore, si dhe me përfaqësues të partive politike, mediave, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026