Vodhën pajisje elektronike në shkollë, arrestohet 1 person, procedohen 2 të tjerë

15 Janar 2025 | 14:06

Në datën 10 janar 2025, dy të rinj thyen derën e një shkolle në Babrru nga ku vodhën disa pajisje elektronike.

Lidhur me këtë rast, Policia e Tiranës i ka identifikuar autorët me iniciale E. N., 19 vjeç i cili është vënë në pranga dhe 2 bashkëpunëtorët të moshave 14 dhe 17-vjeç të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Nga ana tjetër, janë gjetur dhe sekuestruar pajisjet e vjedhura, më konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026