Netanyahu shtyn aprovimin e paktit të armëpushimit, vijojnë sulmet në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të enjten se një krizë e minutës së fundit me Hamasin po pengon aprovimin nga qeveria e tij të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, që parashikon edhe lirimin e pengjeve.
Burime nga zyra e Netanyahut deklaruan se kabineti i tij nuk do ta aprovojë akordin derisa Hamas të tërhiqet. Pa paraqitur prova, kryeministri akuzoi lëvizjen islamike për mohim të disa pjesëve të ujdisë në përpjekje për të siguruar përfitime të tjera.
Izat al Rishk, një eksponent i hershëm i Hamasit, deklaroi se grupi militant është i angazhuar për respektimin e marrëveshjes, arritja e të cilës u njoftua nga negociatorët.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe përfaqësuesi i Katarit, një nga ndërmjetësit kryesor, e njoftuan arritjen e paktit pasditen e së mërkurës.
Ajo synon dhënien fund të luftës 15-mujore që ka destabilizuar Lindjen e Mesme, lirimin e pengjeve hebraike dhe ka shkaktuar protesta në mbarë botën.
Konkretisht, Netanyahu e akuzoi Hamasin se ishte tërhequr nga një pjesë e paktit që i jepte shtetit hebre të drejtën e vetos mbi të burgosurit palestinezë që parashikohet të lirohen në këmbim të pengjeve izraelite.
Netanyahu ishte përballur me një presion të fortë të brendshëm për rikthimin e pengjeve. Por partnerët ekstremistë të koalicionit e kishin kërcënuar me rrëzimin e qeverisë nëse ai bënte shumë lëshime përballë lëvizjes islamike.
Ndërkohë, kjo e fundit ka bërë të ditur se mbi 70 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga momenti pas njoftimit të arritjes së marrëveshjes së armëpushimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha