Shembja e ujëmbledhësit në Himarë: Prezencë e madhe uji në biznese e baza ushqimore
Këtë të enjte rreth orës 12:26, është shembur ujëmbledhësi i Sasajt në Bunec, të bashkisë Himarë e cila ishte ndërtuar në vitin 2010. Kjo shembje ka shkaktuar përhapjen e rreth 15.000 metra kub ujë ku për pasojë në 12 biznese në zonë ka prezencë të ujit dhe baltës.
Ndërkaq, është dëmtuar dhe baza ushqimore e blegtorisë në dy familje. Bëhet me dije se fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Aksi rrugor Bunec-Piqeras është bërë i kalueshëm pas ndërhyrjeve të menjëhershme, ndërkohë që strukturat e bashkisë Himarë po punojnë intensivisht për pastrimin e baltës dhe për normalizimin e situatës.
Nga ana tjetër, për shkak të çarjes së hidrocentralit kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra si Borsh, Qeparo, Lukovë, Shën Vasil. Uji ka hyrë në nënstacionin elektrik të zonës deri në 1 metër duke detyruar të stakojnë energjinë elektrike.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta