VIDEO| Çahet diga e hidrocentralit në Himarë, rrezik për përmbytje
Diga e hidrocentralit, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë mesditën e së enjtes duke krijuar rrezik për përmbytje.
Bëhet fjalë për hidrocentralin e Sasajt, ngjitur me fshatin Lukovë të bashkisë Himarë. Ky hidrocentral furnizohet me ujë nga burimi i lumit të Kalasës.
Ka pasur përmbytje në aksin rrugor i cili kalohet me mjete të rënda. Përmbytjet edhe në disa biznese në zonë. Ky hidrocentral prodhon energjinë elektrike në zonë.
“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024