Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë ka bërë të ditur se po pezullon aktivitetet në platformën X të Elon Muskit mes akuzave se platforma e mediave sociale po përhap dezinformata përpara zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit.
Ministria gjermane tha se “nuk do të postojë më në mënyrë proaktive në llogarinë e saj në X për të ardhmen e parashikueshme”, duke argumentuar se “shkëmbimi i argumenteve të bazuara në fakte po bëhet gjithnjë e më i vështirë”.
Më tej, ministria tha se do të përdorë në të ardhmen një kanal në WhatsApp si alternativë për të dhënë informacione rreth emërimeve dhe vendimeve përkatëse nga ministri, si dhe lajme nga ministria.
Javën e kaluar, më shumë se 55 universitete dhe institute kërkimore në Gjermani njoftuan se nuk do të postojnë më përmbajtje në X, duke argumentuar se një “shkëmbim i bazuar në fakte, ligjërim të hapur dhe transparencë” më nuk ishte i mundur.
Qeveria gjermane ka akuzuar Muskin për ndërhyrje në votimin e ardhshëm pasi ai, personi më i pasur në botë dhe aleat i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, shprehu mbështetje të hapur për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Javën e kaluar, ai gjithashtu zhvilloi një bisedë në X me kandidaten për kancelar të AfD-së, Alice Weidel.
Në një konferencë për media në Berlin, zv.zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, theksoi se derisa miliarderi amerikan është i lirë të shprehë mendimin e tij, “në fakt, Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale përmes deklaratave të tij”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë