Ndërhyrja e Musk në Berlin, eksperti gjerman: Ekstremistët rrezik

15 Janar 2025 | 12:36

Lars Patrick Berg, ekspert ushtarak dhe politik ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Esmeralda Mulaj në Euronews Albania ku ka folur për zgjedhjet që pritet të mbahen në Gjermani.

Gjermania do të votojë për një parlament të ri më 23 shkurt 2025. Zgjedhjet janë të parakohshme, pasi më 6 nëntor 2024, kancelari Scholz shkarkoi ministrin e Financave Lindner. Më 27 dhjetor Presidenti shpërndau parlamentin.

Berg foli gjatë  intervistës së tij, për rritjen e ekstremizmit në Gjermani, por edhe për ndikimin që ndërhyrjet e Elon Musk mund të ketë në këto zgjedhje. Ai ka dalë hapur në mbështetje të partisë AfD.

“Ka një diskutim të madh dhe në vazhdim në të gjithë Europën për këtë. Nuk i ndalohet ta bëjë këtë, por në aspektin afatgjatë duhet të njihen njerëzit apo konglomeratet që janë shumë të fuqishëm në ekonominë dhe rrjetet sociale. Në kuadër të kësaj qasje, nëse njerëzit janë të ngopur nga politika aktuale dhe duan zgjidhje, ne nuk duhet të habitemi që partitë ekstremistë të marrin më shumë vëmendje”,-tha Berg.

I pyetur nëse kjo mund të shtyjë edhe partitë e qendrës të bëhen më ekstremiste ai tha:

“Mendoj se krijimi i një identiteti të ri do të jetë shumë i rrezikshëm. Pa NATO-n dhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Evropa është në rrezik. Do të ishte e zgjuar për qeverinë e ardhshme gjermane që të mos vënë në rrezik marrëdhënien me SHBA. Duhet të veprojmë sipas sigurisë Evropiane”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026