Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjë interkonjeksioni

15 Janar 2025 | 11:33

Në kuadër të Javës së Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, drejtuesit e qeverive në Shqipëri, Itali dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë nënshkruar një dokument për ndërlidhjen energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Marrëveshja synon ngritjen infrastrukturës për transportimin e energjisë së rinovueshme nga Shqipëria drejt Italisë, përmes një kablli nënujor në detin Adriatik. Projekti zhvillon, jo vetëm ndërlidhjen energjetike mes dy brigjeve të Adriatikut, por hap edhe rrugën për një bashkëpunim të thelluar mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në sektorin e energjisë së gjelbër.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij në Samit, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026