Lirohen tre malazezët e arrestuar në Kosovë vitin e kaluar për “nxitje të urrejtjes”
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka pushuar hetimet ndaj tre malazezëve të arrestuar në fund të vitit të kaluar nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”, konfirmoi të premten për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
Kozmaqi tha se “nga provat e siguruara nuk është vërtetuar se të pandehurit R.K. M.J. dhe D.L. e kanë kryer veprën penale, për të cilën është zhvilluar hetimi nga Prokuroria Speciale”.
Policia e Kosovës i arrestoi më Rajko Krivokapiq, 34 vjeç, Marinko Jovanoviq, 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç, për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në manastirin e Deçanit më 24 nëntor 2024, mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Mbishkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim dhe nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar.
Ata janë mbajtur në paraburgim prej nëntorit 2024 me urdhër të Gjykatës Themelore në Pjesë.
Pas arrestimit të tyre në nëntor, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, tha se dy nga tre të arrestuarit ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, dhe “ata zyrtarisht ndodhen në pushim mjekësor”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një
- 17:05 Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen
- 16:54 Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve
- 16:50 Hungaria nis hetim për sekuestrimin e 82 milionë dollarëve të Ukrainës nën qeverinë e Orbanit
- 16:43 Përplasen tre automjete në aksin Pogradec-Lin, plagoset një person (VIDEO)
- 16:40 Mashtrim përmes call center-ave, arrestohen 7 persona në Tiranë. Procedohen 27 të tjerë
- 16:33 Rivendosja e sanksioneve ruse për naftën, Trump jep detaje se kur mund të ndodhë