Operacion antidrogë në Gjirokastër, sekuestrohet kokainë e kanabis, 9 urdhër-arreste

19 Janar 2025 | 12:17

Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar gjatë natës një operacion të gjerë në disa pika të qytetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Objektivi i operacioni ka qenë një grup që kryen shpërndarjen e drogave kokainë dhe kanabis në qytet.

Sipas të dhënave nga policia, gjatë operacionit janë ekzekutuar 9 urdhër arreste. Policia nuk ka dhënë detaje për identitetin e të arrestuarave, por mësohet se janë persona nga mosha 30-deri në 50 vjeç.

Policia ka kontrolluar disa banesa në lagje të ndryshme të Gjirokastrës, si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabis sativa.

Sipas informacioneve, hetimet për këtë grup trafikant kishin nisur prej disa muajsh dhe pjesë e operacionit kanë qenë dhe forcat speciale nga Tirana.

Policia bën me dije se hetimet po vijojnë për persona të tjerë që janë të përfshirë në trafikun e drogës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026