Pilotët italianë zgjojnë Gjirokastrën, aerodromi i qytetit, qendër e avioturizmit
Pas gati 90-vitesh në aerodromin turistiko-sportiv të Gjirokastrës janë rikthyer fluturimit e avionëve nga vende të ndryshme. Kanë qenë 6 avionë të vegjël të ardhur nga Italia të cilët janë ulur në aerodrom pa pasur nevojë të përpunojnë dokumentacionin përkatës në Rinas.
Pilotët italianë shprehen se tashmë statusi i ri i këtij aerodromi fushor është një nxitje për zhvillimin e avioturizmit.
“Me sa kemi parë kur fluturojmë është një vend i mrekullueshëm, me siguri do të rikthehemi sërish dhe së bashku me ne do të jenë edhe pilotë të tjera sepse do t’ju themi fjalët më të mira për mikpritjen. Jam I sigurt që në këtë mënyrë do të zhvillohet avioturizmi”, thotë një turist italian.
“Është hera e parë për mua që jam në Gjirokastër jemi të kënaqur që morëm pjesë në një aktivitet të tillë, është mjaft e dobishme për avioturizmin dhe fluturimin e avionëve të vegjël nga Italia, jemi shumë më afër nga sa mendohet”, shprehet një tjetër.
Tashmë për pilotët që kanë si destinacion Gjirokastrën si dhe jugun e vendit në aerodrom ofrohet shërbimi doganor dhe policor, duke mundësuar fluturimin direkt nga vendet përkatëse.
“Tashmë ne kemi çelur rrugët për zhvillimin e turizmit të ajrit në Shqipëri dhe këtu në aerodromin e Gjirokastrës , ju urojmë mirëseardhjen të gjithë pilotëve të sotëm që vijnë nga Italia dhe së shpejti presim edhe turistë të tjerë nga bota të vijnë këtu në aerodromin e Gjirokastrës”, thotë Militiadhis Kocajeridhis, përfaqësues i Aviacionit Civil.
Në kuadër të rijetëzimit të aerodromit të Gjirokastrës në fundjavë u nënshkrua edhe një marrëveshje binjakëzimi me aeroportin e Sibarit në Itali. Përgjatë këtij viti në aerodromin e Gjirokastrës janë zhvilluar aktivitete të shumta duke përfshirë edhe organizimin e Kampionatit të 8-të Europian të Sporteve të Ajrit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë