Përfshihet nga flakët pallati te “Komuna e Parisit” në Tiranë
20 Janar 2025 |
11:24
Këtë të hënë, në mesditën e 20 janarit 2025, u përfshi nga flakët një pallat në Tiranë. Ngjarja ndodhi te zona e “Komunës së Parisit” ndërsa nga pamjet shihet zjarri dhe shtëllungat e tymit.
Dyshohet se flakët kanë shpërthyer rreth orës 11:05 minuta në një ambient që funksionon si zyrë te një kompleks pallatesh te “Komuna e Parisit” në rrugën ‘Tish Daija.

Paraprakisht shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike por do të jenë hetimet ato që do përcaktojnë rrethanat e ngjarjes ndërsa banorët e pallatit janë evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar.
Zjarr dhe tym i madh, përfshihet nga flakët pallati te “Komuna e Parisit” në Tiranë pic.twitter.com/gKoN68UGu1
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) January 20, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut