Hetimet për “Toyota Yaris”, Dumani paralajmëron Berishën. Çfarë thotë për Olsi Ramën

20 Janar 2025 | 12:54

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, zhvilloi këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dha komente mbi hetimet e disa çështjeve të rëndësishme të SPAK, përfshirë dosjen e njohur si “Toyota Yaris” dhe hetimet e kryera në lidhje me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.

Dumani parlajmëroi personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, se do të ndiqen penalisht nëse e bëjnë.

“Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Dumani.

Dumani dha një përshkrim të shkurtër mbi hetimet që u kryen në lidhje me Olsi Ramën. Sipas tij hetimet në lidhje me vëllanë e kryeministrit janë pezulluar pasi nuk janë gjetur prova që të provojnë përfshirjen e tij në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

“SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Dumani.

Dumani u pyet gjithashtu për hetimet që lidhen me pronat e ushtrisë, por ai u shpreh se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.

“Hetimet janë në vazhdim, dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë”, shtoi ai.

Sa i përket aplikacionit Matrix dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani tha se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.

“SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, përfundoi kreu i SPAK-ut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026