KQZ kërkon shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve te identifikimit për diasporën

20 Janar 2025 | 16:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon qeverisë që të shtyjë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve te identifikimit për shqiptarët e diasporës.

Sipas të dhënave mbi 200 mijë shqiptarëve në emigrim në ditën e votimit në 11 maj u skadojnë të dyja dokumentet, letërnjoftimi dhe pasaporta.

Mbi 600 mijë nuk zotërojnë pasaporta biometrike të vlefshme ndërsa mbi 400 mijë karta identiteti.

Në mesin e shqiptarëve në emigrim rezulton se 160 mijë e 213 nuk kanë aplikuar për asnjë nga dy dokumentet e identifikimit.

Për shkak se pa ID apo pasaportë të vlefshme shqiptarëve jashtë vendit u mohohet e drejta e votimit, Ilirjan Celibashi i kërkon qeverisë vlefshmëria e tyre të zgjatet përtej 11 majit, ditës së votimit.

Nga informacionet që KQZ ka marrë pranë Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike, aktualisht, rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm.

“Nga të dhënat e siguruara nga PER, rezulton të jenë regjistruar rreth 900 (nëntëqind) zgjedhës nga jashtë të cilët nuk zotërojnë një dokument identifikimit të vlefshëm.

Për sa më lart, bazuar në rëndësinë që ka votimi nga jashtë si dhe pamundësisë objektive të zgjedhësve jashtë vendit për t’u pajisur brenda afateve ligjore me dokument identifikimi të vlefshëm në kuadër të ushtrimit të të drejtës së votës, KQZ propozon marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit me vendqëndrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në 30 maj 2025”, thuhet në letrën e kreut të KQZ.

Në mbyllje të javës së parë të kërkesave për regjistrim komisioneri shtetëror i zgjedhjeve sqaroi se mosqartësimi i adresës është bërë shkak që refuzimi të jetë në shifër të lartë. Për këtë arsye ai e demonstroi vetë sesi duhet të bëhet ngarkimi i saktë i dokumentit që vërteton vendbanimin.

Të dhënat tregojnë se numri më i madh i shqiptarëve në emigrim që iu është refuzuar regjistrimi është Italia, Greqia dhe Gjermania dhe që janë votues në qarkun e Tiranës, Fierit dhe Durrësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026