Musk i vetëm, pse Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e departamentit të rëndësishëm

21 Janar 2025 | 10:45

Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën.

Ky departament tani do të drejtohet vetëm nga sipërmarrësi Elon Musk.

Megjithatë biznesmeni amerikan, duket se nuk ka hequr dorë nga karriera politike brenda Partisë Republikane. Ai ka sinjalizuar planet për t’u kandiduar për guvernator të Ohajos.

“Vivek Ramaswamy luajti një rol të rëndësishëm në ndihmën për krijimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Anna Kelly në një deklaratë.

“Ai ka synuar të kandidojë për një post publik së shpejti, gjë që do ta detyrojë atë të largohet nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, bazuar në strukturën që kemi shpallur sot. E falënderojmë shumë për kontributin e tij gjatë dy muajve të fundit dhe presim që ai të luajë një rol kyç në realizimin e qëllimit tonë për ta bërë Amerikën sërish madhështore,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.

Në lidhje me krijimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, Trump ka premtuar një reformë të shpejtë të administratës së Uashingtonit, përfshirë një qasje agresive me krijimin e këtij departamenti, i cili është një grup pune joqeveritar që do të punojë për të gjetur mënyra për të zvogëluar numrin e punonjësve dhe programeve federale, si dhe për të ulur rregulloret federale.

Në njoftimin për krijimin e nismës DOGE, Trump u shpreh se kjo do t’i hapte rrugën administratës së tij për të eliminuar burokracitë qeveritare dhe rregulloret e tepërta, për të ulur shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale.

Elon Musk ka spekuluar publikisht se ekziston mundësia të identifikohen rreth 2 trilionë dollarë buxhetin federal që mund të shkurtohen. Kjo do të përbënte gati një të tretën e 6.1 trilionë dollarëve që qeveria federale shpenzoi në vitin fiskal 2023 dhe nuk mund të realizohet pa reduktime drastike në shërbimet dhe programet qeveritare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026