Rushiti: Nominimi për Çmimin Nobel, mundësi që krimet e luftës të njihen globalisht
Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.
Nominimi u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, i cili, në një letër dërguar Komitetit të Institutit Norvegjez të Nobelit, theksoi se ky vendim u mor për të njohur “kontributet e jashtëzakonshme” të Rushitit dhe QKRMT-së “në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit të të mbijetuarve dhe shërimin e plagëve të luftës të komuniteteve”.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Feride Rushiti ndau mendimet e saj për këtë arritje të rëndësishme duke e cilësuar si një mundësi të mirë që krimet e luftës në Kosovë të njihen globalisht. Ajo tha se nuk kishte pasur informacione paraprake për nominimin duke theksuar se fillimisht ajo kishte pasur një takimi rastësor me deputetin Jacobsson në verën e vitit 2022, në kuadër të takimeve me ndërkombëtarët, ku ndajnë përvojat dhe diskutojnë për sfidat që hasin.
“Gjatë një bashkëbisedimi në Zoom me stafin e organizatës, mësova për nominimin dhe më pas më informoi dhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, gjithashtu lajmi u përhap në media dhe rrjete sociale”, tha Rushiti.
Ajo tha se ky është një vlerësim nga më të lartit që mund t’i bëhen një individi dhe kauzës që përfaqëson, duke shtuar se ky është një moment krenarie jo vetëm për të, por edhe për shoqërinë kosovare.
“Është një mundësi për të nxjerrë në pah këtë kauzë në një nivel ndërkombëtar dhe për të siguruar që krimet e luftës të njihen globalisht,” shtoi ajo.
Ky nominim është një njohje e rëndësishme për punën e palodhur të Feride Rushitit dhe QKRMT-së në mbështetje të të mbijetuarve të torturës dhe viktimave të luftës në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun