Politika e jashtme e SHBA, çfarë tregojnë takimet e para të Sekretarit të Shtetit

22 Janar 2025 | 15:30

Në ditën e tij të parë si Sekretar i Shtetit, Marco Rubio u takua me homologët nga Japonia, India dhe Australia, grup i njohur ndryshe si KUAD.

Grupim i 4 vendeve shihet nga shumë aktorë si një përpjekje për të frenuar ose ngadalësuar politikat e serta të Kinës në rajon.

Ruboi njihet për linjën e ashpër ndaj Kinës dhe momenti i takimit sugjeron se luftimi ndaj influencës së Kinës do të mbetet një prioritet parësor për Trump dhe kryediplomatin e tij.

Pas konfirmimit të tij, Rubio theksoi se do të ekzekutojë parullën “Amerika e Para” e presidentit Trump në politikën e jashtme.

“Në republikën tonë e vendosin votuesit kursin e brendshëm dhe atë të jashtëm të vendit dhe ata kanë zgjedhur Donald Trump si presidentin tonë kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Misioni ynë është të garantojmë që kjo politikë të jetë e fokusuar tek një gjë e vetme, avancimi i interesit tonë kombëtar, të cilin ata e kanë përcaktuar përgjatë fushatës si diçka që na bën më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, deklaroi Rubio.

Por teksa Donald Trump po kthen në Shtëpinë e Bardhë qasjen e njëanshme kundër Kinës, Pekini po përpiqet t’i përmirësojë marrëdhëniet me aleatët e Amerikës.

Nga këndvështrimi kinez, përmirësimi i marrëdhënieve me vende si Japonia dhe India dhe rritja e bashkëpunimit me to do të tronditin raportet ekonomike SHBA-Kinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026