Revolucion në linjat e fluturimit: Avionët përdorin mbetjet e vajit të gatimit

22 Janar 2025 | 15:39

Gjithnjë e më shumë avionë në Spanjë po fluturojnë me bio-kerozinën e përftuar nga vaji i mbetur i gatimit. Studiuesit thonë se kjo lëndë e përftuar kursen lëndën e parë dhe ka emisione neutrale ndaj mjedisit, krahasuar me kerozinën tradicionale.

Në një pikë furnizimi me karburant në Madrid, qytetarët mund të dorëzojnë vajin e përdorur në tenxheret e skuqjes. Në këmbim, jepen bonuse për furnizim me karburant. Për sipërmarrësit, vaji i përdorur për skuqje është një lëndë e parë me vlerë të madhe.

Vaji i përdorur në kuzhinë mblidhet dhe transportohet me anije në Kartagjenë, ku ndodhet një rafineri e re moderne për prodhimin e karburanteve ekologjike. Emilio Mayoral, inxhinier rafinerie, shpjegon: “Ka dy reaktorë që konvertojnë komponentët e vajrave të mbetur të kuzhinave në elementë përbërës identikë me ata të karburanteve me bazë nafte. Lënda kimike që përftohet është ekzaktësisht e njëjta si ajo e karburanteve tradicionale.”

Rafineria, e cila është në funksionim vetëm prej disa muajsh, punon me kapacitet të plotë. Sipas Mayoral, rafineria prodhon tetë metër kub karburant në orë, që përkthehet në 8000 litra bio-kerozinë.

Lënda e parë duket se nuk do të mungojë, pasi ka shumë pika grumbullimi të vajit të përdorur dhe një potencial të madh për zhvillim.

Estibaliz Pombo, eksperte e energjive alternative, deklaron: “Të gjithë e dinë se grumbullimi i vajit të përdorur është shumë i rëndësishëm. Sot, ne grumbullojmë vetëm 5%, por ky vaj mund të përdoret si karburant që respekton normat për ruajtjen e mjedisit.”

Në aeroportin e Madridit, karburanti i prodhuar nga rafineria tashmë po përdoret në avionë. Provat kanë treguar se motorët nuk kanë asnjë problem me këtë lloj kerozine. Shoqëria ajrore spanjolle Iberia ka synuar që deri në vitin 2023, 10% e serbatorëve të avionëve të saj të furnizohen me këtë bio-kerozinë, një objektiv ambicioz.

Për momentin, bio-kerozina kushton tri herë më shumë se ajo tradicionale, por rritja e prodhimit pritet të ulë kostot.

Në Andaluzi po ndërtohet një tjetër rafineri, që pritet të jetë më e madhja e këtij lloji në Evropë. Rafineria e re do të prodhojë kerozinë nga yndyrnat shtazore dhe mbetjet industriale.

Marta Cencillo, eksperte e qarkullimit ajror të qëndrueshëm, thekson: “Ne përpunojmë yndyrnat shtazore dhe mbetjet nga industria agrare dhe ajo ushqimore.”

Investitori kryesor i kësaj rafinerie është nga Abu Dhabi, një tregues i interesit global për bio-karburantet.

BE-ja ka vendosur rregulla për përdorimin e bio-kerozinës. Deri në vitin 2030, 6% e karburantit për avionët duhet të jetë i përshtatshëm për mjedisin, ndërsa për vitin 2050, ky tregues duhet të arrijë në 70%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026