Itali| Protesta për gjestin e Elon Musk, studentët mesazh nga vendi ku u var “Duçja”
Miliarderi Elon Musk ka shkaktuar një zemërim ndërkombëtar për gjestin e kryer gjatë fjalimit të inagurimit të Trump, ku përshëndeti të pranishmit në sallë dhe falenderoi mbështetësit me një ngritje të dorës, e cila u interpretua nga ekspertët si një përshëndetje naziste.
Ky incident ka ngritur shqetësime për lidhjet e Musk me partitë e ekstremit të djathtë dhe ka shkaktuar zemërim dhe protesta në Itali.
Studentët në Milano, pjesë e një grupimi të majtë me ideologji komuniste, të njohur si “Cambiare Rotta”, i kanë dalë kundër qëndrimeve të Musk, duke organizuar një tubim në Piazzale Loreto, vendin ku Benito Mussolini u var në vitin 1945.
Protestuesit, varën kokposhtë një manikin me fytyrën e Musk, ku shkruanin: “Ka gjithmonë vend në Piazzale Loreto, Elon”.
“C’é sempre posto a piazzale Loreto, Elon…”. É la frase che accompagna il post del collettivo di studenti Cambiare rotta, in cui compare la foto di un fantoccio con la faccia di Elon Musk, appeso a testa in giù in piazzale Loreto a Milano. #ANSA https://t.co/DDs618CXCT pic.twitter.com/JQoIvWhbMg
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) January 21, 2025
Musk ka shkaktuar polemika të shumta në Evropë për mbështetjen e dhënë ndaj partive të ekstrimit të djathtë që kur bleu Twitter dhe e riemëroi atë në “X”. Ai ka mbështetur publikisht partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), dhe ka bërë thirrje për lirimin e aktivistëve të njohur për qëndrimet e tyre anti-imigracion dhe anti-mysliman.
Megjithatë, një pjesë e madhe e mediave dhe individëve kanë mbrojtur Musk. Lidhja Anti-Shpifje, një organizatë që lufton antisemitizmin, tha se gjesti i Musk ishte thjesht një moment i sikletshëm dhe jo një përshëndetje naziste.
Vetë Musk reagoi në platformën “X” duke i quajtur akuzat si “mashtrime”. Ai shtoi se ata që e krahasuan gjestin me një përshëndetje naziste po përdornin një “taktikë të vjetër” për ta sulmuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump