Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

22 Janar 2025 | 16:30

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë rast monedhat virtuale menaxhohen nga vetë individët. Janë vetë prodhuesit e tyre që ndikojnë në rritjen e vlerës së kriptomonedhave. Ky treg kohët e fundit ka nisur dhe në Shqipëri. Por a është i ligjshëm dhe si funksionon?

“Është një treg i konsoliduar, që do të thotë se ka shumë persona që kanë një portofol dhe që merren apo me kriptovaluta në përditshmëri. Nga pikëpamja ligjore jemi në hapat e para. Ekziston një ligj që është i lejueshëm përdorimi i kriptovalutave që mund të blesh dhe të shesësh, por të gjitha fasilitetet mungojnë. Ka gjithmonë problematika me bankat dhe ata që janë të rinj dhe duan të futen në treg e kanë pasur të pamundur, ta aksesojnë duke qenë se kartat bankare nuk i kanë lejuar”, thotë Denisa Kele, eksperte IT.

Në Shqipëri për të prodhuar kriptomonedha duhet të kesh një licencë. Por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë dhe ndërkohë nga ana tjetër, për vitin 2024 policia e shtetit ka kryer disa operacione duke arrestuar persona që merreshim me monedhën virtuale.

“Ajo që me vjen keq dhe në bën habi është pse ata që merren me rregullimin e këtij tregu janë në gjendje gjumi dhe nuk e kuptoj pse nuk e rregullojnë këtë ligj dhe pse nuk bëjnë që të funksionojnë të gjitha fasilitetet, që shqiptarët të jenë pjesë e kësaj bote. Ato janë para që shkojnë në buxhetin e shtetit nga taksimi që i bëhet personave që fitojnë”, shprehet ekspertja.

Avantazhet kryesore të kriptovalutave janë kostot e pakta të transaksioneve si dhe koha shumë herë me e shpejtë e dërgimit të parave. Donald Trump pas betimit të tij si president, është një nga njerëzit më të pasur në botë pas lançimit të kriptomonedhës prej 43 miliardë dollarësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një fjale para anëtarëve të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, deklaroi se...
10:21 | 17/06/2026

Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara

Policia e Shtetit ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të përkohshme për qarkullimin e mjeteve të rënda gjatë sezonit veror 2026 dhe ditëve të festave zyrtare....
10:11 | 17/06/2026

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike....
09:11 | 17/06/2026