Zelensky: Nevojiten 200 mijë trupa paqeruajtëse për armëpushimin në Ukrainë

23 Janar 2025 | 09:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë Forumin Ekonomik Botëror në Davos, propozoi krijimin e një force evropiane paqeruajtëse me 200.000 trupa për të garantuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen. Sipas tij, një forcë e tillë është e domosdoshme përballë ushtrisë ruse, e cila numëron mbi 1.5 milion trupa.

Zelensky theksoi se një mision i tillë do të ishte një përpjekje e paparë për Evropën, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se ndarja mes aleatëve perëndimorë është një nga objektivat e presidentit rus Vladimir Putin.

“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara. Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putinit ta ndajë këtë aleancë”, shtoi ai.

Zelensky shtoi se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri.

Aktualisht, vendosja e trupave të huaja po diskutohet me vende të gatshme për të kontribuar, tha Zelensky gjatë një konference të mëparshme me kryeministrin britanik Keir Starmer.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026