Përmirësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

23 Janar 2025 | 14:17

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka bërë një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësorë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në Spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar kryepeshkopi Janullatos, bëhet me dije ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme pasi kishte një përmirësim të vogël.

Ndërkaq, kryepeshkopi është vizituar në spital nga përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit.

Njoftimi:

Në Spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, pas një operacioni kirurgjikal, erdhi sot për vizitë përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit.

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, u takua me Episkopin e Krujës, z. Anastas, dhe me priftërinjtë që e shoqëronin, në Kishën e Ungjillëzimit, në spital, ku kryen së bashku një lutje për shëndetin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë. Më pas, Hirësia e Tij i përcolli Episkopit të Krujës, z. Anastas, urimet e Patriarkut Ekumenik, si dhe urimet e tij personale.

Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël. Më tej, ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për interesimin, lutjet dhe urimet e Patriarkut Ekumenik, duke i kërkuar atij që t’a falënderojë Patriarkun Ekumenik përzemërisht dhe me respekt për interesimin e treguar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026