Mitropolitët e Korçës dhe Amantias vizitojnë Kryepeshkopin Janullatos në spital
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, dhe Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen këtë të martë një vizitë në spitalin “Evangjelizmos” në Athinë, ku Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastas Janullatos, ndodhet në gjendje kritike që prej datës 3 janar.
Gjatë vizitës, ata u takuan me Doktoreshën Anastasia Kotanidu, Drejtoreshë e Njësisë së Terapisë Intensive, për të shprehur interesimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë mbi shëndetin e Kryepeshkopit.
Sipas Kishës Ortodokse, ata falënderuan stafin mjekësor për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar në trajtimin e tij.
“Mitropolitët përcollën lutjet e mbarë popullit shqiptar orthodhoks për Kryepiskopin Anastas por edhe për stafin mjekësor, që me integritet dhe profesionalizëm vazhdojnë përpjekjet për rehabilitimin e shëndetit të tij, pavarësisht faktorëve rëndues.
U takuan në Spital edhe me Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin, Atë Spiridhonin dhe Atë Harallambin, të cilët shoqërojnë Kryepiskopin, duke u shprehur atyre solidaritet shpirtëror.
Me rastin e qëndrimit në Athinë, Kryepriftërinjtë e Kishës sonë kryen vizitë edhe tek Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Imzot Jeronimi, i cili që në ditët e para vizitoi në spital Kryepiskopin Anastas, dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e shëndetit të tij. I shprehën mirënjohje dhe për të gjithë dashurinë e grigjës së Kishës së Greqisë për Kryepiskopin Anastas, të shprehur nëpërmjet lutjeve të tyre të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë