Pësoi aksident në pistën e skive, ndahet nga jeta stilistja e njohur

23 Janar 2025 | 15:38

Lynn Ban, stilistja e njohur e reality show-t Bling Empire, ka ndërruar jetë pas një operacioni që iu nënshtrua në tru.

51 vjeçarja vdiq të hënën, disa javë pas aksidentit të rëndë që pati në Aspen, ku po kalonte pushimet për Krishtlindje.

Pas aksidentit në pisën e skive, skaneri zbuloi një dëmtim të rëndë në kokë që përfshinte një gjakderdhje në tru.

Dëmtimi kërkonte ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme, të cilës ajo nuk i mbijtoi dot.

Ishte djali i saj, Sebastian, ai i cili shpërndau në Instagram lajmin për ndarjen nga jeta të stilistes së, duke nënvizuar forcën dhe dashurinë që ajo kishte për familjen e saj. Ai e përshkroi nënën e tij si një luftëtare dhe një person që gjithmonë kishte qenë aty për të dhe familjen.

Lynn Ban, është një emër shumë i njohur në botën e modës, e vlerësuar shumë për krijimin e bizhuterive luksoze, të cilat përdoreshin nga artistët më të njohur në botë.

Ban kujdesej për imazhin e emrave të njohur si Rihanna, Beyonce, dhe Cardi B.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026