Ndahet nga jeta në Prishtinë gazetarja ukrainase
Gazetarja ukrainase Olga Pridako ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Prishtinë, ku jetonte prej më shumë se dy vitesh bashkë me djalin e saj.
Lajmin e ka konfirmuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili përmes një deklarate për media ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetares.
“Me dhimbje të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olga Pridako, në moshën 51-vjeçare. Ajo ndërroi jetë në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte së bashku me djalin e saj, Yaroslavin. AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e saj,” thuhet në deklaratën e AGK-së.
Pridako ishte pjesëmarrëse në programin “Gazetarët në Rezidencë, në Kosovë,” i cili i mundësoi qëndrimin e saj në vend dhe mbështetje në vijimin e karrierës gazetareske.
“Përkushtimi i saj ndaj gazetarisë dhe integriteti i saj profesional do të mbahen mend dhe do të nderohen nga të gjithë ata që e njohën,” përfundon deklarata e AGK-së.
Humbja e saj ka prekur komunitetin e gazetarëve dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov