Babai i 3-vjeçarit të dhunuar: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit “Gledis” nga edukatorja Rudina Gërdani, tashmë e shpallur në kërkim, ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania.
Ai ka treguar gjithë ngjarjen se si e mësoi se djali i tij ishte dhunuar e deri te denoncimi, por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje. Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.
“Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”,-tha Lorenc Rrapa.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset