Edukatorja i dhunoi djalin, babai: Kishte 3 muaj aty, mendoja se ishte i qetë

23 Janar 2025 | 17:20

Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania.

Ai ka treguar për “People” se djali kishte 3 muaj që shkonte në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit, më herët ai ishte në një kopsht tjetër nga ku prindërit e kanë hequr pasi edhe atje panë shenja të keqtrajtimit ndonëse siç pretendon Lorenci jo në këto nivele.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”,-tha Lorenc Rrapa.

Pasi ka parë shenjat e dhunës dhe ka siguruar pamje filmike nga kamerat e kopshtit ku dëshmohet se edukatorja ka ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçarit, Lorenca Rrapa ka bërë denconimin e saj në polici.

Pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.

Ndërkohë vendodhja e saj nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026