Ekskluzive! Ja kush është edukatorja Rudina Gërdani që dhunoi 3-vjeçarin…
Rudina Gërdani është edukatorja e cila është shpallur në kërkim pas denoncimit për dhunë ndaj fëmijëve të bërë nga dy prindër të cilët kishin zgjedhur kopshtin privat “Gledis” për fëmijët e tyre.
I pari që ka mësuar për dhunën ndaj djalit të tij 3-vjeçar ka qenë Lorenc Rrapa i cili ka treguar se si ka ndpdhur e gjithë ngjarja në emisionin “People” në Euronews Albania.
“I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka ndodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmën kur shkuam në kospht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune”,-tha rrapa.
Ai ka shtuar se pasi ka parë kamerat ka marrë në telefon edhe nënën e një djali tjetër që gjithashtu ishte dhunuar nga edukatorja Rudina Gërdani dhe i ka dërguar edhe asaj pamjet filmike ku djali i saj dhunohet. Së bashku ata shkuan të bënin denoncimin.
Ndërkohë vendodhja e edukatores nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)