“SHBA do pezullojë fondet për SPAK”! Harxhi: Ky është një nga urdhrat e Trump!

23 Janar 2025 | 21:00

Edith Harxhi ishte këtë të enjte e ftuar në një intervistë për Mirela Milorin në Euronews Albania ku tha se një nga urdhrat ekzekutiv të firmosur nga Presidenti Trump do të pezullojë fondet për SPAK.

Sipas saj të gjitha projektet e SHBA-ve në Shqipëri do të mbeten pezull për 90 ditë deri sa te vetohen nga administrata e re me president Donald Trump.

“Unë nuk mendoj se projektuesi i reformës në drejtësi është Donald Lu, projektuesi i reformës në drejtësi është George Sorros sepse ajo ka lindur në zyrat e Open Society Foundation në vitin 2014, kur është hedhur për herë të parë ideja e një reforme në drejtësi. Zbatuesit janë absolutisht Donald Lu dhe Yuri Kim. Ata janë zbatues korrekt të projektit të përgatitur nga fondacioni Sorros në Shqipëri.

Por çfarë do të ndodh me reformën në drejtësi? Kjo është një drejtësi e kapur. Ka disa muaj që flitet për një urdhër arresti për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe nuk zbatohet urdhri.

Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës. Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektetet e USAID-it, të gjitha projektetet e Ambasadës Amerikane. Të gjitha këto projekte janë pezull, do jenë pezull për 90 ditë derisa të vetohen nga administrata e re ”,-tha Haxhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026