‘Ethet’ e primareve në PD, nisin dorëheqjet dhe kundërshtimet ndaj procesit

24 Janar 2025 | 16:53

Brenda javës së parë të shkurtit Partia Demokratike do të zhvilloj procesin e primareve për të përzgjedhur kandidatët për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Menjëherë pas një udhëzimi të shpërndarë nga Sali Berisha për kryetarët e degëve që do duan të kandidojnë për deputet që të dorëhiqen nga pozicioni që kanë në parti, kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë dhe debatet e para.

Ndër të parët që reagoi në rrjetet sociale, duke shfaqur pakënaqësi ishte drejtuesi politik i Vlorës, Bujar Leskaj.

“Në këndvështrim tim Kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike nuk kanë pse të dorëhiqen nga pozicioni, të cilën e kanë fituar e mbajtur me votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike, si votëbesim e proces i mirëfilltë primaresh. Çdo ndryshim i këtij parimi do të përbënte një shkelje të frymës demokratike që Partia Demokratike përfaqëson”, ka shkruar Bujar Leskaj.

Por Leskaj, nuk është i vetmi që ka një qëndrim kritik për këtë proces dhe mënyrën se si ai pritet të bëhet, pasi edhe drejtues të tjerë të lartë të PD kanë pakënaqësi.

Sakaq, nga ana tjetër këtë të premte nisën edhe dorëheqjet e para të kryetarëve të degëve që aspirojnë për të garuar në primare. E para që e njoftoi largimin nga pozicioni në parti ishte Manjola Nikollo, kryetare e degës së Sarandës, ndërsa në ditët e ardhshme janë edhe disa kryetarë të tjerë degësh që pritet të dorëhiqen nga pozicioni në parti, pasi kanë shprehur edhe publikisht aspiratën për të kandiduar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026