Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

24 Janar 2025 | 20:05

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të futbollit shqiptar për arritjet e tyre.

Në ceremoni do të marrin pjesë figura të njohura të futbollit, personalitete ndërkombëtare, dhe përfaqësues të botës akademike, politike, artistike e mediatike.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.

Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

  • Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica
  • Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi
  • Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja
  • Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi
  • Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa
  • Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi

Trofeu “Këpuca e Artë 2024” për djem e vajza do të ndahet për golashënuesit më të mirë në secilën kategori, ndërsa “Formacioni i Vitit” është përzgjedhur nga gazetarët sportivë përmes një procesi të mbyllur votimi.

Gjatë mbrëmjes gala do të ketë edhe të tjera surpriza për të gjithë futbolldashësit dhe teleshikuesit.

Fituesit do të shpallen më 27 janar në këtë mbrëmje festive që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit. Eventi do të transmetohet live në ora 20:00 në TV Klan që është partner mediatik i kësaj ceremonie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026