Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kryepeshkopit Janullatos

25 Janar 2025 | 10:25

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në reagimin e saj në rrjete sociale Spiropali vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Janullatos në ringritjen dhe konsolidimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët orthodhoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Me vizionin hyjnor, dashurinë e pashterrshme, dijet e gjera, erudicionin e pafund, respektin për besimet dhe komunitetet e tjera fetare, shpirtin e tolerancës, përdëllimin e pashoq, komunikimin e ëmbël fetar e njerëzor, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringriti dhe konsolidoi  Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe! Nderim e mirënjohje për trashëgiminë e Kryepeshkopit Anastas!

U prehtë në paqe e përjetësi!”, shkruan Spiropali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën

Po vijon seanca në GJKKO ndaj Laert Haxhiut, ndërkohë që në seancë ka dëshmuar Sami Bashaliu për vrasjen e kushëririt të tij, Albi Bashaliut, i...
11:44 | 28/07/2026

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e...
10:59 | 28/07/2026

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat...
10:48 | 28/07/2026