95-vjetori i Kryegjyshatës, Rama: Shteti Bektashi s’e cënon integritetin territorial
Në aktivitetin e zhvilluar për nder të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli dhe mbi planin për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.
Rama në fjalën e tij tha se krijimi i një etniteti të tillë brenda Shqipërisë, nuk e cënon integritetin territorial, duke sjellë në vëmendje shtetin italian, i cili është shtet unitar, por ka në përbërje tre territore me status të veçantë.
Shefi i qeverisë tha se komunitetet e tjera nuk duhet të shqetësohen për dhënien e këtij statusi të veçantë për Bektashinjtë, as ta shohin atë si një kërcënim.
Sipas tij kjo bëhet për vlerat e vëllazërisë që mbartin bektashinjtë, por dhe për faktin se qendra e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve është në Shqipëri.
“Historia e bektashinjve është thirrja imponuese për t’i dhënë Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme e cila nuk do të dëmtojë askënd, nuk do të cënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë. Se çfarë nuk dëgjon njeriu nga shqiptarët dhe shqipot, kur i shkon mendja të bëjnë ndonjë gjë të re që të tjerët nuk e kanë bërë, Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal, edhe Italia shtet unitar është, nuk është shtet federal, por ka 3 realitete brenda me statuse të tilla. Ashtu si kundër komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen nga ky trajtim i veçantë, pasi nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti fetar në vetvete, ky është trajtimi i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur edhe të mos e kishin, ne e kemi dhe jemi gati ta lëmë të vdesë. Një emblemë të tillë i jep Shqipërisë dhe më shumë dritë si shembull i asaj harmonie aq shumë të kërkuar sot në mbarë botën, të cilën Papa Françesku kur erdhi këtu e cilësoi si shembullin e një vëllazërie për mbarë botën”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec