Emrat/ Dyshohet se kryen 6 vjedhje brenda javës, arrestohen 2 persona në Durrës

25 Janar 2025 | 13:02

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Step by Step”, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vjedhjeve me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë 31-vjeçari Elton Ramce dhe 42-vjeçari Kristo Myftari ndërsa dyshohet se që prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer  6 vjedhje me thyerje  në  lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , k  kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.

Operacioni u realizua pas kallëzimeve nga qytetarë të ndryshëm për vjedhje të ndodhura gjatë muajit janar. Hetimet, të bazuara në inteligjencën policore, çuan në zbardhjen e 6 rasteve të vjedhjes dhe arrestimin e autorëve. Po vazhdon puna për hetimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Dy autorët e dyshuar janë me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar për vjedhje.

Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës “, kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026