EMRI| I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Klenis Kazazaj 30-vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe mbajtje pa leje të armëve.
Në kuadër të operacionit “Distanca”, shërbimet policore lokalizuan 30-vjeçarin në lagjen nr. 13 të Durrësit.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Fierit, e cila më 4 gusht 2023 kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Ngjarja për të cilën akuzohet Klenis Kazazaj ka ndodhur më 30 korrik 2023 në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me iniciale O. B., 34 vjeç, i cili mbeti i plagosur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik