Durrës| Kanosën 44-vjeçarin, në pranga 3 persona! Çfarë iu gjet në mjetin e blinduar
Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje kriminale të rëndë teksa tre persona kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar për motive të dobëta.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë arrestuar Bajram Roçi 30 vjeç, Bekim Çera 30 vjeç dhe Ylli Murati 40 vjeç. Ky i fundit rezulton me precedent penal për vjedhje me armë.
Gjatë kontrollit në automjetin e blinduar të Ylli Muratit, u sekuestruan dy armë zjarri kallashnikov dhe pistoletë si dhe një radio e lidhur me kanalet e komunikimit të Policisë së Durrësit. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e babait të njërit prej të arrestuarve, u gjet edhe një tjetër armë zjarri pistoletë.
Policia sekuestroi gjithashtu tre automjete, përfshirë një të blinduar, dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës