Shpërndante kokainë dhe kanabis, arrestohet 27-vjeçari. Çfarë i gjeti policia

25 Janar 2025 | 15:02

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit për përfshirje në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kontaktet” çoi në prangosjen e shtetasit L. H., banues në fshatin Bishtçukas, i cili siguronte, përgatiste dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Divjakës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan:

  • 142 gramë kokainë,
  • 205 gramë cannabis sativa,
  • Dhjetëra doza të gatshme kokainë dhe cannabis,
  • Pajisje për ndarjen dhe paketimin e narkotikëve,
  • Shuma parash në valuta të ndryshme, të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike,
  • 6 celularë dhe një automjet.

Arrestimi erdhi si rezultat i një hetimi të përbashkët nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Komisariati i Policisë Divjakë. Pas sigurimit të informacioneve operative, u organizua një operacion që çoi në kapjen e 27-vjeçarit në flagrancë, së bashku me sasinë e konsiderueshme të lëndëve narkotike që ai mbante me vete.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet vijojnë për të identifikuar dhe ndjekur bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në këtë rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026