Emrat/ Dyshohet se kryen 6 vjedhje brenda javës, arrestohen 2 persona në Durrës
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Step by Step”, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vjedhjeve me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit.
Të arrestuarit janë 31-vjeçari Elton Ramce dhe 42-vjeçari Kristo Myftari ndërsa dyshohet se që prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer 6 vjedhje me thyerje në lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , k kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.
Operacioni u realizua pas kallëzimeve nga qytetarë të ndryshëm për vjedhje të ndodhura gjatë muajit janar. Hetimet, të bazuara në inteligjencën policore, çuan në zbardhjen e 6 rasteve të vjedhjes dhe arrestimin e autorëve. Po vazhdon puna për hetimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Dy autorët e dyshuar janë me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar për vjedhje.
Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës “, kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor